Kështu televizioni ‘ATV’ ka krijuar një dyshe të mrekullueshme!
Tashmë është e konfirmuar se dy moderatorët e njohur kosovarë, Resul Sinani dhe Edona Zogu, do të punojnë në televizionin ‘ATV’, i cili pritet të startojë së shpejti.
Resul Sinani këtë e ka konfirmuar kohë më parë, ndërsa sot, edhe moderatorja Edona Zogu është prezantuar si punëtore e ‘ATV-së’.
Televizioni ‘ATV’ një nga investime më të mëdha mediatike në Ballkan.
Ekipës së ‘ATV’ iu janë bashkëngjitur gazetarët dhe prezantuesit më të njohur në Kosovë, nga të gjitha televizionet kosovare.
ATV-ja, si projekt i “Media Invest”, do të zhvillohet dhe do të funksionojë në ambiente gjigante, mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili nëpërmjet Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë, për 20 vjet me radhe,̈ u ka dhënë mediave në Kosovë profesionistë të spikatur dhe të përkushtuar, të cilëẗ kanë lënë gjurmë në fushën e mediave në vendin tonë.
Investimet në teknologji janë bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë në fushën e medias. Si rezultat i kësaj, ATV-ja do të transmetojë nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe më cilësoren në tregun mediatik në rajon dhe më gjerë./Korrespodenti