Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, nga sot e tutje edhe zyrtarisht do jetë lojtar i gjigantit zviceran, Baselit.
21 vjeçari e kaloi sezonin e fundit si i huazuar nga Genku te Baseli, kurse tani klubi zviceran e ka transferuar përfundimisht reprezentuesin e Kosovës.
LEXO PO ASHTU: Ekskluzive: Kjo është paga që do të merr Besar Musolli tek Gjilani, një prej më të paguarave në Kosovë
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi i Baselit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit. Në njoftimin e dhënë u bë e ditur se Zhegrova ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.
🔄 #saliedon: Edon Zhegrova unterschreibt beim FCB bis Sommer 2023! 🤩 Willkomme zrugg 😍
Alle Infos ➡️ https://t.co/mcp14DTD6m#FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/XtUnVaBZtg— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) September 22, 2020
“Unë e kalova një kohë të mirë te Baseli në sezonin e kaluar dhe jam mjaft i lumtur që përsëri do veshi fanellën ‘kuq e kaltër’. Së bashku me trajnerin e ri dhe bashkëlojtarët, unë dua që t’i ndihmoj klubit drejt sukseseve – do jap gjithçka për këtë” – u shpreh Zhegrova, pas nënshkrimit të kontratës.
Ndryshe, Edon Zhegrova ka regjistruar 27 paraqitje me Baselin (nga shkurti i vitit 2019 deri në qershor të vitit 2020), duke shënuar 2 gola.