Skuadra e KF Flamurtarit është bërë me trajner të ri dhe në shtab teknik e ka emëruar, Faruk Statovcin.
Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Prishtina ka bërë të ditur marrëveshjen me trajnerin e ri.
“Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci”
“Fillimi i fazës përgatitore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub”, shkruhet në njoftimin e klubit