Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me dy ndeshje mos lojë dhe me 500 euro gjobë trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Batatina është dënuar për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjen e zhvilluar kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“I. Kryetrajnerit të KF “Llapi“ nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77, i shqiptohet masa disiplinore. “Dënim me mos ushtrim të detyrës zyrtare për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.
II. Kryetrajnerit të KF “Llapi” nga Podujeva, z. Tahir Batatina me numër të ID-së 01144M77 i shqiptohet “Dënimi me gjobë prej 500.00 € (pesëqind euro)”, i cili duhet të paguhet në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendimin e komisionit.
Komisioni Disiplinor i FFK-së i ka cilësuar si të pahijshme dhe josportive sjelljet e Batatinës.
“Sjellja e z. Tahir Batatina është e papërshtatshme dhe jo sportive, kjo mund të shkaktojë dëme për imazhin dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së. Andaj bazuar në këto gjendje faktike të lartcekura, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës”, thuhet në arsyetimin e komisionit.