Një javë para përfundimit të kampionatit në Albi Mall Superliga, Ballkani kishte siguruar titullin e dytë me radhë në futbollin kosovar. Ceremonia e ndarjes së trofeut për Ballkanin, është paraparë të ndahet pas ndeshjes me Gjilanin në javën e fundit. Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në Gjilan, por pas kërkesës së suharekasve, u vendos që takimi të zhvillohet të dielen në Suharekë.
Më posht gjeni edhe postimin e FC Ballkani:
Festa e mbrotjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve.
Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00.