spot_img

Zyrtare: Këto janë masat e reja të cilat i aprovoi Qeveria e Kosovës

spot_img

(E plotësuar 12:24) – Komunat me rrezik të lartë, mbi 50 persona të infekruar për 100.000 banorë brenda javës ka ndryshuar orari i kufizimit të lëvizjes.

Me vendim të ri të MSH-së, ora policore fillon nga ora 21:30 deri më 05:00 përveç rasteve specifike.

Kurse operatorëve ekonomik iu lejohet të punojnë deri në ora 21:00.

Këtu bëjnë pjesë, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë dhe qendrat tregtare.

Ndërsa në komunat me rrezik të mesmëm dhe të ulët lëvizja e lirë e qytetarëve iu lejohet deri në ora 22:00 si dhe aktiviteti i gastronomisë.

Banorët të cilët janë në komunat me rrezik të mesëm dhe të ulët që nga sonte mund të shijojnë pijet e tyre deri në ora 22:00 në kafenen e preferuar.

Ky vendim u mor sot nga MSH-ja.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, ndërsa dje media ka raportuar ekskluzivisht për masat e reja që priten të hyjnë në fuqi nga vikendi.

Siç merr vesh media nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë, do të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

NGJARJE TË TJERA

spot_img