Mesut Ozil do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Turqisë.
Pasi u largua nga Fenerbahce, Ozil tani është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Istanbul Basaksehirit.
Fenerbahce e shkëputi kontratën e ish-yllit të Real Madridit dhe Arsenalit, ndërsa ai shpejt ka gjetur shtëpi të re.
Istanbul Basaksehir përfundoi në vendin e katërt edicionin e kaluar dhe tani do të garojë në kualifikimet për Conference League.