Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka bërë një goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Klubi ka transferuar lojtarin e Galatasarayt, Beknaz Almazbekov, shkruan Indeksonline
“Klubi Futbollistik Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me klubin Galatasaray për transferimin e sulmuesit të krahut, Beknaz Almazbekov. 19-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me bardhekaltrit dhe do jetë një ‘armë’ shtesë për fazën sulmuese”, shkruhet në njofitmin e klubit nga Podujeva