Tashmë është zyrtare, Mauricio Pochettino merr “timonin” e Chelsea – Oversport News
Pas vetëm një ditë prej përfundimit të këtij sezoni në Premier League, Chelsea ka ndryshuar trajnerin. Mauricio Pochettino do të jetë tekniku i “bluve të Londrës” duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Chelsea përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit ku zyrtarizohet tekniku argjentinas. Pochettino ka firmosur një kontratë me klubin londinez që do ta mbajë të lidhur deri në qershor të vitit 2026.
Tekniku Frank Lampard është shkarkuar nga detyra si tekniku i ish-klubit të tij, pasi Chelsea u rendit këtë sezon në vendin e 12-të të Premier League. Pas një viti pushim nga shkarkimi prej Paris Saint-Germain, Pochettino rikthehet në detyrë.