Skuadra e Besiktasit ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, legjenden, Giovanni van Bronckhorst.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit turk.
Ky shkarkim vjen pas humbjes në UEFA Europa League ndaj Macabi tel Aviv, ku tifozët u shprehën të pakënaqur dhe protestuan.
Besiktasi i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit është në pozitën e pestë në tabelën e Superligës së Turiqsë me 21 pikë të grumbulluara.
Trajneri i ri nuk dihet, kurse të hënën Besiktas zhvillon ndeshjen në Superligë ndaj Hataysporit.