Brahim Diaz edhe zyrtarisht është rikthyer te Real Madridi.
Spanjolli është pjesë e “Los Blancos” që prej vitit 2019, por ai tre sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Milani.
Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka njoftuar këtë të shtunë se ka rikthyer Diazin, me të cilin ka arritur edhe një marrëveshje të re.
23-vjeçari, sipas kontratës së re, do të jetë i lidhur me Real Madridin deri në verën e vitit 2027.