Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi me anë të një shkrimi në Facebook ka komentuar mungesën e Vjosa Osmanit në seancën e sotme të Kuvendit.
Gjoshi thotë se Vjosa Osmani shquhet vetëm për të folur e punuar kundër Presidentëve dhe për të mos votuar kurrë Kryeministrat që vijnë nga partia e saj, LDK-ja.
Postimi i plotë:
Nuk është e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë aktivitetin politik të Vjosa Osmanit. Ajo shquhet vetëm për të folur e punuar kundër Presidentëve dhe për të mos votuar kurrë Kryeministrat që vijnë nga partia e saj, LDK-ja. Askush nuk e mban mend për asgjë tjetër.
Sot, Kryetarja e Kuvendit, duke mos e drejtuar seancën për votimin e Qeverisë së re që do të drejtohet nga bashkëpartiaku i saj Hoti, tregon qartë se ajo nuk e respekton jo vetëm partinë e saj, por as Gjykatën Kushtetuese që ka hequr çdo dilemë për të drejtën për të formuar qeverinë partia e dytë pasi që refuzon partia e parë.Kryetarja e Kuvendit po tregon edhe që është “peng” i logjikës anarksite të Albin K. dhe Vetëvendosjes.
Nuk është e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë aktivitetin politik të Vjosa Osmanit. Ajo shquhet vetëm për të folur e…
Julkaissut Betim Gjoshi Keskiviikkona 3. kesäkuuta 2020