Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën e kanë siguruar qëndrimin në La Liga edhe për edicionin e ardhshëm.
Mallorca e mposhti Las Palmasin me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.
Uruguaiani Giovanni Gonzalez ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 29-të. Muriqi luajti 83 minuta në fitoren e Mallrocas dhe u shpall lojtari i ndeshjes në fund.
Pas 35 ndeshjeve, Mallorca renditet në vendin e 15-të në tabelë me 35 pikë.