Ҫfarë po ndodh mes dy kënëgtarëve të njohur kosovar?
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për lejimin e mbajtjes së mbrëmjeve muzikore apo ahengjeve të ndryshme.
Por, pavarësisht kësaj një pjesë e vogël e artistëve kanë filluar të mbajnë mbrëmjet muzikore, pa respketuar masat e vendosura nga Qeveria.
E kështu ka vendosur edhe Sinan Vllasaliu, që pavarësisht se do jetë një festë private, do jetë ai i cili do argëtojë të pranishmit me muzikën e tij.
Madje, krahas Sinan Vllasaliut, në këtë festë do jetë e pranishme edhe Tayna, por si e ftuar speciale.
Ndërsa, sonte një mbrëmje muzikore do ta mbajë edhe Ermal Fejzullahu, ku pronarët e lokalit do të performojë kanë treguar se janë marrë të gjitha masat, duke filluar nga dezinfektimi i lokalit.