spot_img

​Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor: Rrahu një qytetar në Prishtinë

spot_img

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është arrestuar nga Inspektorati, pasi i njëjti ka rrahur një qytetar mbrëmë pas mesnatës, shkruan Gazeta Metro.

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informatave se i njëjti mbrëmë pas mesnatës kishte rrahur një qytetar në Prishtinë.

Polici i arrestuar është punonjës në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’.
Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK’së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img