spot_img

​Raketa e re e Koresë së Veriut mund të vrasë 1.5 milion njerëz brenda pak sekondave

spot_img

Kim Jong-Un tani ka raketat bërthamore më të mëdha në botë të cilat mund të zhdukin çdo qytet të SHBA-së dhe të vrasin të paktën 1.5 milion njerëz brenda pak sekondash.

Ekspertët besojnë se raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) do të ishte e vështirë për t’u gjetur dhe shkatërruar, shkruan The Sun.

Gjatë festimeve të 75-vjetorit të Partisë së Punëtorëve në kryeqytetin Pyongyang natën e kaluar, Kim parakaloi një raketë balistike Hwasong-16.

Xu Tianran, një analist i Rrjetit Bërthamor të Hapur, tha për The Sun se raketa ishte më e madhe se ajo e mëparshmja.

“Nëse ky projekt realizohet, ai do të rriste më tej nivelin e kërcënimit për SHBA-në”, tha ai, përcjell kp.

Sipas analistëve të Koresë së Veriut, arma ishte shumë më e madhe se çdo tjetër në të kaluarën, e cila përfshinte Hwasong-15 më të vogël që besohej se ishte e aftë të arrinte Bregun Perëndimor të Amerikës.

“Raketa e re është karakterizuar saktë si ICBM më e madhe në botë e lëvizshme. Por pse do të kishte nevojë ose dëshironte Koreja e Veriut një raketë kaq të madhe? Një ICBM “super i rëndë “do të ishte një shprehje e aftësive teknike të Koresë së Veriut, qëndrueshmërisë së aftësisë së saj për të kërcënuar SHBA-në dhe qëndrueshmërisë së statusit të saj të armëve bërthamore”, thonë analistët pranë 38 North.

Për nga madhësia, arma 26 metra e lartë është e dyta pas raketës Satan të Rusisë dhe pesë metra më e madhe se Peacemaker amerikan.

Markus Garlauskas, një ish-oficer i inteligjencës amerikane për Korenë e Veriut, tha për Reuters se raketa do të hidhte poshtë çdo dyshim të mbetur se Pyongyang mund të godiste SHBA.

Ndërsa, Bruce Klingner, një analist i pensionuar i CIA-s thotë se arma më e re veri-koreane është një mesazh i qartë se kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut nuk është zgjidhur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img