spot_imgspot_img

100% kamatë mujore – arrestohen dy të rinj në Prizren për fajde (EMRAT)

spot_img

Një rast i rëndë i fajdesë është zbuluar në Prizren, ku dy persona dyshohet se kanë shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të një qytetari, duke i vendosur kamatë mujore deri në 100 për qind.

Burime të sigurta bëjnë të ditur për Sinjalin se Fidan Berisha, rreth 32-vjeçar dhe Lirim Gashi, rreth 22-vjeçar janë arrestuar pas një operacioni policor të zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas hetimeve, të dyshuarit në bashkëpunim mes vete dyshohet se kanë kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale në këmbim të dhënies së borxhit, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga viktima B.K., rreth 37-vjeçar.

Gjatë operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në Prizren, ndërsa pas arrestimit ata janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti mbetet nën hetime./Sinjali/

NGJARJE TË TJERA

spot_img