11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 11 vetura të tjera në Veternik.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se me rastin po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka deklaruar Ahmeti.