spot_img

15-vjeçarja kryen operacioni plastik, sëmundja e shndërroi në një plakë (Video)

spot_img

Mosha 15-vjeçare përbën kulmin e rinisë. Ndaj asnjë adoleshente nuk do t’i drejtohej operacioneve plastike për t’u dukur më e re. Por, kjo nuk vlente për një 15-vjeçare, që dukej si gjyshja e saj.

Xiao Feng nga Liaoning, Kinë, vuan nga një sëmundje e rrallë, progeria, që e kishte bërë atë të dukej si një grua në të 60-at. Historia e saj bëri bujë në mediat aziatike në dhjetor 2019. Simptomat e para të sëmundjes së pashërueshme, iu shfaqën qëkur ishte vetëm 1-vjeçe.

Që në vitet e para të adoleshencës, Xiao dukej si një grua e moshuar. Lëkura e saj e rrudhur u bë objekt talljesh, gjë që e detyroi të braktiste shkollën. Miliona njerëz u prekën nga ky rast, dhe shumë prej tyre dhuruan para, për një operacion plastik që mund ta ndihmonte vajzën e varfër të dukej si moshatarët e saj.

Më 29 dhjetor 2019, Xiaofeng iu nënshtrua operacionit. Kostoja e ndërhyrjes ishte 72.000 dollarë, por spitali ia fali 70 për qind të tarifës. Xiao u shfaq e lumtur me ndryshimin. Ajo premtoi se do të rikthehej në shkollë, dhe shpreson të studiojë për t’u bërë mjeke./TIRANA TODAY

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img