spot_img

15-vjeçarja nga Prizreni që u denoncua si e zhdukur dyshohet se është me ish-burrin e motrës

spot_img

G.M., 15-vjeçarja nga Prizreni që nga dita e premte është larguar nga shtëpia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u nis për në shkollë por nga mësuesi i saj u lajmërua se ajo kishte më shumë se një javë që nuk vijonte mësimin.

Rasti në Polici është raportuar më 22 janar, derisa fotografia e saj është shpërndarë dje nëpër rrjete sociale, ku po kërkohet ndihmë për gjetjen e saj.

Gazeta Sinjali tani mëson detaje të reja lidhur me rastin.

Siç tregojnë burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë, 15-vjeçarja dyshohet se është me ish-burrin e motrës së saj.

Dyshimet janë se 15-vjeçarja është nën shoqërimin e tij si dhe sipas burimeve të Sinjalit, ata janë në një lidhje dashurie.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se djali që dyshohet se është bashkë me 15-vjeçaren, dyshohet se është gjithashtu i zhdukur.

Po ashtu, këto burime tregojnë për Sinjalin se hetimet preliminare kanë rezultuar për një largim me dëshirë dhe jo rrëmbim.

Gazeta Sinjali mbrëmë ka kontaktuar edhe me babanë e G.M., për ta pyetur nëse ka ndonjë dyshim lidhur me zhdukjen e saj.

Ai ka thënë shkurt për Sinjalin se rastin e kanë raportuar në Polici pasi që vajza e tij kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

“Është vajzë e sjellshme. Nuk ka bërë kurrë asnjë punë të keqe. E kemi raportu vetëm si rast në Polici. Me pas dyshime shkoj e marrë çikën e kthej në shtëpi. E din zemra e babës qysh është në këto momente. Ka qenë duke shku në shkollë, në ora 07:00”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/

NGJARJE TË TJERA

spot_img