spot_img

Turqi – Droni luftarak Bayraktar AKINCI përfundon me sukses testin në lartësinë 20.000 këmbë

spot_img

Prototipi i dytë i dronit inteligjent luftarak të prodhuar nga Turqia me mundësi vendëse dhe kombëtare ka kaluar me sukses testin në lartësinë 20.000 këmbë, në Qendrën Bayraktar AKINCI të Fluturimit dhe Trajnimit, në Komandën e Bazës Ajrore të Çorlusë.

Siç bën të ditur kompania prodhuese BAYKAR, prototipi i dytë (PT2) i Mjetit Ajror Sulmues pa Pilot (UCAV) Bayraktar AKINCI ka përfunduar me sukses Testin e Verifikimit të Sistemit të Lartësisë së Mesme, realizuar nën udhëheqjen e drejtorit Teknik të BAYKAR, Selçuk Bayraktar, duke fluturuar për 2 orë e 26 minuta në një lartësi prej 20.000 këmbësh (6.096 metra).

Bayraktar AKINCI TİHA’nın ikinci prototipi de gökyüzüyle buluştu!

Sistem Doğrulama ve Tanımlama Testi kapsamında 1 saat 2 dakika havada kalan Bayraktar AKINCI TİHA uçuşu başarıyla tamamladı.

Semalarımızda Hür ve Özgür!#MilliTeknolojiHamlesi ✈️🐳🚀🇹🇷 pic.twitter.com/RpeJaqxf3x

— BAYKAR (@Baykar_Savunma) August 13, 2020

Ky prototip i dronit luftarak Bayraktar AKINCI, i cili zbriti në pistë pas testeve në qiell, përfundoi me sukses edhe testin e dytë, gjithsej katër së bashku me testet e prototipit të parë.

Droni Bayraktar AKINCI realizoi fluturimin e parë me prototipin e parë më datë 6 dhjetor 2019 duke qëndruar në ajër për 16 minuta.

Ndërsa më 10 janar 2020 fluturoi 1 orë 6 minuta në kuadër të Testit të Verifikimit të Sistemit.

Procesi i integrimit të prototipit të tretë të projektit të Mjetit Ajror Sulmues pa Pilot Bayraktar AKINCI, dorëzimi i parë i të cilit synohet të bëhet deri në fund të këtij viti, po vazhdon në Qendrën BAYKAR të Kërkim-Zhvillimit dhe Prodhimit të Dronëve Luftarakë Kombëtarë në Stamboll.

Në fund të procesit të integrimit, edhe prototipi i tretë do të dërgohet në Komandën e Bazës Ajrore të Çorlusë për të kryer testet e fluturimit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img