Reklamë nga Gjirafa

26 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me COVID-19

Reklamë nga Gjirafa

Ka shkuar në 2 mijë e 799 numri i personave të infektuar me koronavirus anembanë Kosovës.

Mbrëmë u konfirmuan edhe 122 raste të reja, teksa në përgjithësi persona aktiv të infektuar me këtë virus janë 1 mijë e 244.

Në mesin e personave të infektuar janë edhe disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një përgjigje të dhënë për IndeksOnline, Ibrahim Shala ka deklaruar se numri i pjesëtarëve të FSK-së të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 26.

Pavarësisht kësaj, gjendja shëndetësore e këtyre ushtarëve të Kosovës është e mirë dhe pa ndonjë shqetësim të theksuar.

“Pas analizave të mostrave të një numri të pjesëtarëve të FSK-së, ka rezultuar se 26 prej tyre janë pozitiv. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk kanë ndonjë shqetësim”, deklaroi Shala.

Madje i njëjti tha se gjendja e tyre po përcillet në vazhdimësi nga Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe janë duke u trajtuar në vetizolim.

Qe nga fillimi i muajit mars, Kosova po vazhdon të përballet me virusin COVID-19.

Numri i viktimave si pasojë e infeksionit me këtë virus ka shkuar në 49, teksa të shëruar janë 1 mijë e 506 kosovarë.

- Artikujt më poshtë janë reklama -
Reklamë nga Gjirafa

Artikuj të ngjashëm

Ky do të jetë avokati i Hashim Thaçit në Hagë

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Hashim Thaçi do t’i nisë së shpejti udhëtimet për në Hagë. Atje do të intervistohet të hënën, e...

Bekim Ibrahimi sjell projektin muzikor më te ri, një hit

Sapo ka ardhur me video projekti më i ri muzikor nga artisti i njohur Bekim Ibrahimi që mban titullin "Jam sheqer Kosove, ti je...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Ku na gjeni?

169,141FansLike
125,000FollowersFollow

LAJMET E FUNDIT

Ky do të jetë avokati i Hashim Thaçit në Hagë

Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Hashim Thaçi do t’i nisë së shpejti udhëtimet për në Hagë. Atje do të intervistohet të hënën, e...

Një 34-vjeçar nga Kosova mbytet në det, në Shëngjin

Një 34-vjeçar nga Kosova është mbytur në det në afërsi të Shëngjinit, ka raportuar gazeta tiranase, Panorama. Sipas kësaj gazete, ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Lista Srpska largohet nga salla pasi deputetët mbajtën 1 minutë heshtje për masakrën e Srebrenicës

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e masakrës së Srebrenicës,...

I vdes mbesa në moshën 9 vjeçare – deputeti i VV’së bën një postim prekës: Na falë Elita

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka njoftuar se pas një sëmundje të rëndë mbrëmë ka ndërruar jetë mbesa e tij 9 vjecare, Elita,...

Mjeku i Hashim Thaçit rezulton pozitiv me Covid-19

Urologu, Bashkim Gllareva i cili u bë i njohur si mjeku i presidentit Hashim Thaqi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Gllareva ka deklaruar se përkundër...