Abazoviq: Më janë ofruar 21 milionë euro për të mos e rrëzuar Gjukanoviqin

Udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, konfirmoi informacionin se iu ofruan 21 milionë euro në mënyrë që të mos rrëzonte presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Abazoviq, i cili është kandidat për zëvendëskryeministër, tha se mori oferta për atë nga disa palë, por që nuk dha më shumë detaje të tjera.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanoviqin”, pohoi ndër të tjerash lideri i grupit parlamentar, URA.

“Unë kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por, unë nuk ndihem i pasigurt”, tha Abazoviq, raporton vijesti.me.

Ai tha se qeveria e re malazeze mund të mos ketë mbështetjen e parlamentit, por ajo ka një mbështetje të madhe nga qytetarët dhe theksoi se “Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë”.

Gjithashtu politikani shqiptar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në parlament duke thënë se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i një komuniteti që jeton në varfri shkaku i qeverisë së kaluar.

Abazoviq pasi pohoi se ka marr kërcënime me jetë, autoritet policore malazeze ka identifikuar personin që e kanë kërcënuar shqiptarin përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

- Reklamë nga Gjirafa -