Edhe tre persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Turqi.
Shpëtimi i tyre ka ndodhur në orën e 296-të prej momentit kur tërmeti shkatërrimtar goditi pjesën e kufirit mes Turqisë e Sirisë, shkruan Hurriyet.
Siç bëjnë me dije autoritetet turke, njëri nga të shpëtuarit, fëmijë, ka ndërruar jetë më pas në spital.
Kontakti i parë i ekipeve të kërkim-shpëtimit me njërin nga të mbijetuarit nën rrënoja u pasqyrua në kamerat e celularëve.
Ai u pa të informonte ekipet për personat e tjerë që ndodheshin nën rrënoja.