Policia e Kosovës konfirmoi sot se tre persona janë plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar i cili ndodhet në arrati.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës, kur tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për trajtim të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.