spot_img

33-vjeçari shqiptar vrau kolegun e plagosi me thikë shefin, ngjarja ndodhi pasi kishin blerë bukën e mëngjesit

spot_img

Të shtunën rreth orës 07:30 në lagjen Nymphenburg të Munchenit, një 33-vjeçar shqiptar sulmoi me thikë kolegun dhe shefin e punës duke vrarë njërin prej tyre.

Viktima është identifikuar si 28-vjeçari Nehat Elshani nga Prizreni, i cili ka ndërruar jetë në spital.

“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje. Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një thikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi kolegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi plagë dhe prerje aq të rënda me thikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent”, thuhet në raportin e policisë gjermane.

Pas ngjarjes një gjykatës vendosi që 33-vjeçari të shtrohej në një spital psikiatrik.

Mbetet e paqartë arsyeja pse krejt papritmas 33-vjeçari nxori thikën e sulmoi dy personat, por jo që dihet është se ngjarja ndodhi pasi blenë bukën e mëngjesit.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img