spot_img

Shpërthen Courtois: Reali fitoi falë pritjeve të mia dhe unë nuk isha në treshe për Topin e Artë

spot_img

Thibaut Courtois nuk e mbylli ashtu siç e priste mbrëmjen e djeshme në Paris. Pas ceremonisë, portieri i Real Madrid nuk hezitoi aspak të tregohej i sinqertë dhe të shprehte pakënaqësinë e tij, që pavarësisht se fitoi çmimin e portierit më të mirë, nuk ishte në treshen e kandidatëve për të fituar Topin e Artë.

Ai u rendit i shtati në votimin për çmimin më të madh të mbrëmjes. “Gjëja e parë që dua të them është se jam shumë i lumtur për Karim Benzemanë. Por duket se të shënosh një gol është më mirë sesa të shmangësh një të tillë. Kjo mbetet një betejë për t’u fituar. Duke parë logjikën sesi votohet për këtë çmim, e dija se nuk shanse për të konkurruar për fitimin, natyrisht.

Gjithsesi unë nuk e synoj këtë. Por edhe falë pritjeve të mia ekipi fitoi La Liga-n dhe Champions League dhe në fund unë përfundoj në vendin e shtatë. Pra, nuk jam as në podium. Në listën e dhjetë më të mirëve nuk kishte asnjë mbrojtës. Të paktën këtë vit kanë shpikur trofeun për portierin më të mirë”, përfundoi Courtois me doza ironie.

Këtë vit portieri doli në skenë për çmimin Yashin, pasi u vlerësua si portieri më i mirë i sezonit. Belgu pasoi në fron Donnarumma-n, i cili e fitoi atë si portier i PSG-së një vit më parë. Por as kjo nuk e bëri të mos të largohej i mërzitur.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img