spot_img

Ademi vizitoi aktivitetet në “Fun & Football”

spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar altivitetin “Fun & Football, ku morën pjesë dhjetëra të rinjë. Edhe në programin e tij katërvjeçar Ademi kishte paraparë aktivitete të shumta për tek të rinjtë, pikërisht ajo që po ndodh edhe në këtë aktivitet.
Më posht e keni postimin e të parit të futbollit kosovar:

Sot vizitova aktivitetin “FUN & FOOTBALL” të organizuar nga KF “Shkëndija” nga Hajvalia, i cili u mbajt në Kishnicë.

Ky aktivitet grumbulloi më shumë se 250 fëmijë të talentuar nga Hajvalia me rrethinë.

Nën mbikëqyrjen e arsimtarëve dhe të trajnerëve, fëmijët kaluan një ditë të lumtur me futbollin, e që në programin tim e kam potencuar si “Futbolli në shkolla”.

Jam shumë i lumtur që kjo pikë e programit tim po zbatohet te kategoritë e reja në të dyja gjinitë.

Aty e takova edhe nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, si dhe shumë prindër dhe adhurues të futbollit, por edhe zyrtarë tjerë të institucioneve që po e përcillnin këtë aktivitet.

Qëllimi i vizitës sime ishte të shoh gjendjen e fushave të futbollit në Kishnicë, pasi FFK e ka ndërmarrë iniciativën që t’i marrë nën menaxhim dhe shfrytëzim këto fusha nga miniera “Trepça” dhe t’i shndërrojë ato në Kamp Multietnik. Shpresoj që kërkesa jonë të hasë në mirëkuptimin e Bordit të Minierave dhe nga Komuna e Graçanicës, në mënyrë që së bashku të realizojmë një projekt të tillë tejet të rëndësishëm.

Faleminderit të gjithëve që po realizoni masivizimin e futbollit! ⚽️🇽🇰

#BashkëPërFutbollin

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img