PSG-Real është luftë totale, klubi francez bën ofertë stratosferike për yllin madrilen

Luftë totale mes Paris Saint Germain dhe Real Madrid. Klubi francez është përballur me akuza të shumta, pasi ia doli t’i ndryshojë mendjen sulmuesit Kylian Mbappe dhe ta mbajë në Paris edhe për tre sezone të tjera, por nuk është mjaftuar me kaq. PSG është hedhur në sulm për të frenuar Vinicius që të nënshkruajë një kontratë të re me “Los Blancos.

Kampionët e Francës synojnë që të nënshkruajnë me brazilianin kur këtij të fundit t’i përfundojë kontrata aktuale me Real Madrid. Edhe pse Vinicus është në negociata me “Los Blancos” për të firmosur një marrëveshje të re, situata mund të marrë një kthesë të papritur pas ofertës që PSG i ka bërë 21-vjeçarit, teksa përflitet për një ofertë prej 40 milionë eurosh në sezon, nëse do të veshë fanellën e francezëve.

Shifra e përmendur është 12 herë më e lartë se ajo që Vinicius përfiton aktualisht tek fituesit e Champions League, por dhe katër herë më e lartë se propozimi që i është bërë për të rinovuar kontratën. Presidenti Flroentino Perez ka zbuluar se braziliani ka marrë disa oferta, por dëshira e tij është që të qëndrojë në La Liga.

Vinicius ka dëshmuar se është një nga ata lojtarë që premton shumë dhe kampionët e Francës po bëjnë çmos për të bindur që të zhvendoset në Paris dhe termat financiar që i janë propozuar normalisht që do e bëjnë të mendohet dy herë. Lidhja e Vinicus me Realin është e madhe, diçka që edhe ai e ka shprehur herë pas herë, duke refuzuar që të nisë negociatat me skuadra të tjera. Për të pati interesim dhe nga Liverpool, Chelsea dhe Manchester United, por të gjithë morën të njëjtën përgjigje negative.

Fakti që braziliani ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e re, i ka lënë një derë drejtuesve të PSG-së që të provojnë dhe një mundësi të fundit, e do të tentojnë pikërisht ta joshin financiarisht. Real Madrid në anën tjetër synon që të rinovojë deri në vitin 2028-ën, megjithatë pritet që kontrata e re të jetë deri në 2026 ose 2027.

Edhe pse palët parimisht kanë rënë dakord që lojtari të nënshkruajë deri në 2026 me 10 milionë euro në sezonin, ose 12 milionë euro deri në 2027, por milionat e çmendura të PSG mund të sjellin një kthesë të papritur.

spot_img

NGJARJE TË TJERA