Një kosovar me shtetësi britanike i sëmurë rëndë po mbahet gabimisht në një burg ferri në Serbi, i akuzuar për krime lufte pasi u mor gjatë një arrestimi masiv në një pikë kufitare, pretendon familja e tij.
Bëhet fjalë për Sadi Durakun, 53-vjeç nga fshati Demjan , i cili u arrestuar derisa po kalonte me veturë në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij, transmeton Telegrafi.
Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e “krimeve” gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004.
Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksandar Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës.
Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan: “Një ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit të Këshillit të Evropës, Serbia ndaloi qindra kosovarë në kalimin e kufirit serb”.