spot_img

Sot dita e ndeshjeve të xhiros së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll

spot_img

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.

Superliga e Kosovës vjen me ndeshje në mesjavë, ndërsa nga vikendi ndryshon orarin e fillimit të takimet nga ora 17:00.

Kampioni dhe lideri, Ballkani udhëton te Malisheva dhe shihet si favorit absolut për t’i marr tri pikët e radhës dhe për të mbajtur distancën me ndjekësit në krye të tabelës.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme padyshim se është ajo në mes të Prishtinës dhe Dritës, ku vendasit luftojnë për një vend në garat evropiane, ndërsa mysafirët duan të mbesin në garë për titull kampioni.

Interesant do të jetë edhe në Gjilan, ku ekipi me emrin e qytetit pret Llapin, me vendasit që duan t’i ikin barazhit, ndërsa llapjanët duan vetëm tri pikë për t’i qëndruar hije Ballkanit në garën për titull.

Në dy takimet tjera, Fushë Kosova e pret Dukagjini, ndërsa Feronikli ’74 është nikoqir i Lirisë.

Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 15:00.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img