spot_img

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

spot_img

Mbrëmë (e mërkurë), Real Madridi u kualifikua në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Bayern Munichut, por lojtarët dhe tifozët e Bavarezëve besojnë se janë dëmtuar në mënyrë drastike në sekondat e fundit të lojës.

Reali kryesoi me rezultat 2-1 dhe shkoi në finale me rezultat të përgjithshëm 4-3, ndërsa në minutën e 13-të të shtesës në pjesën e dytë, Matthijs de Ligt shënoi një gol që u anulua nga gjyqtari Szymon Marciniak për pozicion jashtë loje.

Në momentin kur Joshua Kimmich dërgoi topin “në buzë të pozicionit jashtë loje” ishin Noussair Mazraoui dhe Matthijs de Ligt.

Dhe ndërsa de Ligt ndoshta ishte jashtë loje, Mazraoui ndoshta nuk ishte, por asistenti ngriti flamurin dhe Bayern mbeti pa golin e barazimit 2-2.

Për të gjithë fajin e ka ndihmësi i Marciniak, Tomasz Listkiewicz, i cili ngriti flamurin ende pa mbërritur topi te De Ligt, gjë që shkaktoi një ortek reagimesh nga lojtarët në fushë, por edhe nga i gjithë delegacioni pranë bankinës së Bayernit.

Pas ndeshjes, De Ligt theksoi se Listkieëicz e pranoi se kishte gabuar duke ngritur flamurin, por kjo është pak ngushëllim për Bayernin, i cili për shkak të këtij gabimi mbeti pa asnjë shans për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, gjithashtu u zemërua pas ndeshjes, duke e cilësuar si një katastrofë.

Tifozët e Bayernit janë tërbuar në atë se pse nuk u përfshi VAR-i, por shpjegimi është shumë i thjeshtë.

Domethënë, asistenti ngriti flamurin dhe Marciniak ndali lojën para se Thomas Müller të asistonte De Ligt për gol.

Duke qenë se loja u ndërpre para se të shënohej goli, VAR-i nuk kishte të drejtë të ndërhynte dhe nuk patëm mundësi të shihnim paraqitjen grafike të teknikës gjysmë automatike jashtë loje, e cila tregon pozicionin e saktë milimetrik të lojtarëve në fushë dhe tregon pa gabim nëse ka pasur apo jo pozitë jashtë loje.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img