spot_img

“80 deri në 600 euro”, qytetarët ankohen për terminët vetëm me pagesë për vizat britanike – Ambasada: Po punojmë në zgjidhjen e këtij problemi teknik

spot_img

Edhe pse qytetarët e Kosovës përjetuan një moment historik me liberalizimin e vizave për vendet Shengen, ata ende duhet të pajisen me viza për të hyrë në Britani të Madhe.

Të njëjtit kohëve të fundit kanë hasur në një problem rreth aplikimit për viza për në Britani, për shkak se kompania e caktuar nga Ambasada britanike për menaxhimin e shërbimeve të vizave, TLS, po ofron vetëm termine me pagesë.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha, duke rritur kostot e aplikimit dhe duke e bërë procesin më të vështirë për qytetarët.

Qytetarët kanë apeluar në redaksinë e Telegrafit për të adresuar këtë çështje dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë problem të rëndësishëm.

Sipas informacioneve që Telegrafi ka marrë, aplikimi për vizë britanike afatshkurtër deri në 6 muaj ka një kosto prej 144 euro.

Mirëpo, gjatë procesit të caktimit të terminit, qytetarët po hasin vështirësi, pasi sistemi i TLS nuk lejon vazhdimin e aplikimit me termine pa pagesë.

Fotoja me termine prej datës 21 Tetor e deri më 8 Nëntor trgon që vetëm një termin pa pagesë ekziston (i cili nuk funskionon), tjerat të gjitha me pagesë
“Në faqe është vetëm një termin pa pagesë, por ai nuk funksionon. Të tjerët janë të gjithë me pagesë, që fillojnë nga 80 euro dhe shkojnë deri në 600 euro,” shprehen qytetarët.

Një qytetare, e cila kërkoi të mbetet anonim, tha: “Kjo është e papranueshme. Për herë të parë po shohim që të gjitha terminet e mbetura janë me pagesë, kur më parë kishte mundësi të aplikosh pa pagesë.”

Ajo theksoi se këtë problem e ka përjetuar edhe një muaj më parë një familjar i saj, që u detyrua të paguajë për termin.

Nga fotot që e njëjta ka dërguar në redaksinë e Telegrafit, duket qartë se ka vetëm një termin pa pagesë për periudhën nga 21 tetor deri më 8 nëntor, dhe ai është i bllokuar.

Llojet e shërbimeve (self service është pa pagesë)
“Ambasada duhet të marrë masa urgjente për të adresuar këtë situatë dhe mashtrim që po i bëhet qytetarëve të Kosovës,” tha ajo.

Lidhur me këtë situatë të krijuar, Telegrafi ka dërguar pyetje në Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe të njëjtit kanë thënë se janë në dijeni për këtë gjë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem teknik që po ndikon disa klientë dhe po bashkëpunojmë me Vizat dhe Emigracionin në Mbretërinë e Bashkuar (UKVI) dhe TLS për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, kanë deklaruar nga Ambasada britanike.

Kjo situatë kërkon një vëmendje të menjëhershme nga autoritetet për të siguruar që të drejtat e qytetarëve të respektohen dhe procesi i aplikimit për viza të jetë i arritshëm dhe transparent. /Telegrafi/

Shërbimi pa pagesë (self service)

Shërbimi pa pagesë (self service)

Butoni joaktivë për terminë pa pagesë

NGJARJE TË TJERA

spot_img