Pasi u tha se Thomas Tuchel nuk do të vazhdojë në krye të skuadrës, Bayern Munchen menjëherë u hodh në ‘gjah’ për trajnerin e ri.
Tashmë, klubi bavarez ka bërë zgjedhjen e tij, duke emëruar në krye të shtabit teknik trajnerin belg, Vincent Kompany.
Kompany, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Burnley, me të cilin ra nga Premier League, ka nënshkruar kontratë trevjeçare.
rajneri belg siguroi plasmanin në Premier League dy sezone më herët, duke u shpallur kampion i Championship, derisa sezoni i kaluar nuk qe aq i mirë për të dhe skuadrën e tij.
Burnley, aty ku është pjesë edhe Arijanet Muric i Kosovës, nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez, duke u përshëndetur vetëm pas një sezoni.
Kompany më herët gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe Anderlechtit si lojtar-trajner, teksa kishte qenë edhe asistent i Pep Guardiolas te Manchester City.
Bayern Munchen sezonin e kaluar e përfundoi pa asnjë trofe, duke humbur ligën nga Bayer Leverkuseni, derisa po ashtu dështoi edhe në Kupë e në Ligën e Kampionëve.