spot_img

9 muaj pa e pa babanë – Djali i Fadil Fazliut akuzon Hagën për shkelje të të drejtave

spot_img

Djali i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Fadil Fazliu, i cili po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë nën akuzën për pengim të drejtësisë, ka deklaruar se prej pothuajse një viti nuk i lejohet asnjë formë kontakti me babanë e tij.

Fahri Fazliu, thotë për mediat vendore se ky ndalim komunikimi, i cili po zgjat tashmë nëntë muaj, nuk është shoqëruar me asnjë shpjegim nga autoritetet e Hagës.

“Është një mërzi e madhe si djalë i tij, por mendoj që është një shkelje e madhe e të drejtave të njeriut që s’po më lejohet ta takoj vetëm një herë babin tim,” tha ai.

Sipas Fahriut, familjarët e tjerë – përfshirë nënën, vëllain dhe motrën – kanë mundur ta vizitojnë Fadil Fazliun dhe të komunikojnë me të, ndërsa ai vetë është përjashtuar pa ndonjë arsyetim zyrtar.

Ai kujton se në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar të udhëtonte me familjen për vizitë në Hagë, por kërkesa e tij ishte refuzuar përmes një emaili ku theksohej se nuk mund ta takonte babanë “as në mënyrë fizike, as përmes videolidhjes”.

Fahriu, i cili thotë se ka qenë veçanërisht i lidhur me babanë për shkak të afërsisë së tyre dhe historisë familjare, përshkruan një boshllëk të madh në jetën e tij.

“Mungesa e tij ndihet në shtëpi, në shoqëri, në përvjetorët e dëshmorëve. Është e vështirë të jesh pa kryefamiljarin këtu,” shtoi ai.

Ai pohon se nuk ka gjetur ndonjë institucion ku mund të paraqesë këtë ankesë dhe mbetet me shpresën se “drejtësia do të triumfojë”.

Dhomat e Specializuara në Hagë nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi këtë rast specifik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img