spot_img

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

spot_img

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është përmbyllur në 26 përfaqësi diplomatike me një pjesëmarrje të konsiderueshme.

KQZ njofton se nga gjithsej 20,324 votues të regjistruar, deri në orën 19:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre 14,463 qytetarë, që përbën 71.16% të votuesve.

Në këto shifra nuk janë përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt për procesin e votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.

“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi dhe nga të dhënat që kemi për pjesëmarrjen deri në orën 15:00 në SHBA dhe Kanada, ju njoftojmë se në këtë proces kanë votuar 14 mijë e 463 votues apo 71,16%”, ka thënë ai.

“Ju njoftojmë se deri në orën 19:20 sipas orës lokale në vendin tonë, ka përfunduar votimi për përfaqësitë në 26 përfaqësi diplomatike, të cilat janë të vendosura në 17 shtete të ndryshme. Procesi i votimit është duke vazhduar në 4 përfaqësi të tjera të vendosura në SHBA dhe Kanada dhe pritet të përfundojë në orën 1 pas mesnate sipas orës sonë lokale”, ka thënë ai.

Radoniqi ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar pa ndonjë vështirësi e problem. Ai ka treguar se pasi të mbarojë procesi i numërimit të votave në përgjithësi, pastaj do të fillojë numërimi i votave të diasporës.

Procesi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasadat dhe konsullatat në shtete si Gjermania, Zvicra, SHBA, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar e të tjera.

Pas mbylljes që vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, pasi të jenë numëruar votat e rregullta të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se pret që nga dita e hënë të nisë transportimi i votave nga përfaqësitë diplomatike për në Kosovë.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

NGJARJE TË TJERA

spot_img