Media të mëdha amerikane si “Bloomberg” e “Fox News” raportojnë se presidenti i SHBA, Donald Trump, ka vendosur që t’i pauzojë ndihmat për Ukrainën, përfshirë edhe ndihmat ushtarake.
Ky vendim i Trump thuhet se vjen pas takimit tepër të tensionuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.
Siç raporton Fox News, në këtë vendim të Trump përfshihen edhe ndihmat ushtarake që ishin rrugës për t’iu dërguar Ukrainës apo edhe ato nga Polonia.
Lidhur me këtë veprim të Trump ka raportuar edhe televizioni i madh britanik Sky News.
https://x.com/skynews/status/1896715661709115725?s=46&t=Yk9YGcWKcifmo5na0RENag