spot_img

Vrasjet në Gjilan, Sveçla kërkoi të hetohen lëshimet e policisë, Haxhiu kërkon masa disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

spot_img

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me rastin tragjik në Gjilan, ku mbeten të vrarë tre persona.

Të dyshuar të vrasjes së trefishtë janë Mefail dhe Edonis Shkodra, policia e Kosovës ka shpallur kërkim të tyre.

Ministria e Drejtësisë në reagim thotë se të dyshuarit kishin qenë më parë në paraburgim dhe ishin liruar me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Atë vendim, Ministria e Drejtësisë e quan si të pakuptueshëm – duke shtuar se liirmi i tyre përbënte neglizhencë të rëndë institucionale.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kërkoi hetimet brenda Policisë së Kosovës për lëshimet potenciale. Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë kërkon masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Reagimi i plotë:

Reagim i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rastin tragjik në Gjilan

Ministria e Drejtësisë është thellësisht e shqetësuar dhe e tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjilan, ku humbën jetën tre qytetarë. Mefail dhe Edonis Shkodra, të dyshuar për këtë vrasje të trefishtë dhe aktualisht në arrati, kishin qenë më parë në paraburgim dhe ishin liruar me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme.

Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë. Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis.

Gjithashtu, Ministria u bën thirrje të gjitha forcave politike që të ndalin pengesat e vazhdueshme ndaj reformave në sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as çështje e interesit të ngushtë politik por është një domosdoshmëri për të garantuar sigurinë, drejtësinë dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Drejtësia nuk është pronë e askujt. Ajo duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit ligjor. Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si alarm për të gjithë, pa një drejtësi funksionale, nuk mund të ketë siguri, drejtësi apo paqe sociale.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë, të pavarur dhe të përgjegjshëm ndaj qytetarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img