spot_img

Ky është viktima që u vra me sopat nga i biri në Fushë Kosovë

spot_img

Është mësuar identiteti i personit që dyshohet se u vra sot pasdite në Fushë Kosovë nga i biri i tij.

Viktima 72 vjeçare është Xh. R. (Emër i njohur për redaksinë).

Gazeta Objektiv ka siguruar nga burimet edhe fotografinë e viktimës, të cilën për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk po e publikon në formën e saj origjinale.

I moshuari dyshohet se është goditur për vdekje me sopatë nga i biri i tij i moshës 40 vjeçare, i cili është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, krimi është kryer në shtëpi private rreth orës 17:00 ndërsa dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë.

“Falë reagimit të shpejtë të Policisë, në vendin e ngjarjes është arrestuar një 40 vjecar. Njësitet po hetojnë për të zbardhur rastin. Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjeçar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhje familjare. Nuk mund t`i themi rrethanat dhe nuk mund të flasim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatuar si “vrasje e rëndë”. Pas hetimeve intensive do t`i zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast”, njoftoi zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha gjatë një konference për medie.

Sipas tij, Policia po punon për sqarimin e të gjitha rrethaneve para se të bëhen të ditura motivet e këtij akti tragjik.

NGJARJE TË TJERA

spot_img