Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë të dielën në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, se media e lirë është thelbësore për çdo demokraci.
Sipas tij kjo është e nevojshme për të ekspozuar padrejtësitë dhe që udhëheqësit t’i mbajnë përgjegjësitë.
“Shtypi që tregon të vërtetën bazuar në fakte dhe prova i mban qytetarët mirë të informuar. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias na kujtohet se kjo është thelbësore ”, ka shkruar Kurti në Twitter.