Një grua akuzohet se ka tentuar të punësojë një vrasës me pagesë për të vrarë ish-bashkëshortin e saj duke plotësuar një formular për një faqe interneti të rreme rentahitman.com.
Wendy Wein nga Michigan, mendohet se më pas është takuar me një agjent sekret të shtetit i cili ishte kamufluar si vrasës duke i ofruar atij 5000 dollarë nëse do t’i vriste ishin e saj.
Policia është informuar nga pronari i faqes së internetit. Wein, akuzohet se ka kërkuar kryerjen e vrasjes si edhe për përdorim të një kompjuteri për qëllime kriminale. Ajo u arrestua ditën e premte.
Pronari i faqes së internetit thotë se ai ka ndihmuar në parandalimin e më shumë se 130 vrasjeve që nga krijimi i faqes në 2005 duke raportoruar në polici për personat që interesoheshin për marrjen e shërbimeve të tij të rreme.