Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dhënë një lajm shqetësues për qytetarët.
Sipas tij, në muajt shtator dhe tetor në nivel global po pritet rikthimi i një vale trë re të virusit, e cila mund ta përfshijë edhe Kosovën.
Ai në emisionin Ekonomia n’Fokus, ka bërë të ditur se po bëjnë të gjitha përpjekjet për të përballuar sa më lehtë situatën e krijuar me Covid-19 dhe do të investojnë në rritjen e kapaciteteve për të krijuar kushte për trajtim të të infektuarve.
“Jemi në fazën kur kemi siguruar edhe respirator shtesë, mjete mbrojtëse, teste dhe personel. Janë tri katër elemente që unë edhe ministria jemi duke u përgatitë për cfarëdo faze dhe cfarëdo gjendje ku mund të futemi”, tha ai.