Emily Ratajkowski është promovuesja më e mirë kur bëhet fjalë për reklamën e linjës së saj të modës.
29-vjeçarja hodhi në treg linjën e saj të re të rrobave të banjos, teksa promovimin e tyre e bëri përmes disa imazheve ngacmuese në Instagram të hënën.
Duke pozuar me bikini dy-pjesësh ngjyrë kafe, modelja e njohur mori vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese, shkruan DailyMail.
Emily i la shumë pak vend imagjinatës veshur me këto rroba banje, teksa realizoi edhe një video atraktive për ndjekësit e saj.
Emily e zhveshur para aparatit fotografik mori poza të ndryshme, teksa vinte në pah fizikun e saj të tonifikuar.
Ajo sapo është bërë zeshkane dhe dukej tejet tërheqëse me modelin e ri të flokëve.
Dizajnerja e modës i mbajti aksesorët e saj në minimum, duke pasur në dorë vetëm unazën e dasmës, disa rrathë të hollë prej ari dhe një palë vathë delikatë prej ari.
Emily modeloi disa dizajne të ndryshme nga koleksioni i saj i ri i rrobave të banjës, ndërsa zgjodhi t’i promovojë ato para 27 milionë ndjekësve të saj. /Telegrafi/