Në pamundësi për të vizituar familjarët për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, si destinacion për festën e Kurban Bajramit shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar.
Herët në mëngjes kosovarët ia kanë mësyrë Shqipërisë, e fluksi i veturave është vërejtur që në orën gjashtë të ditës së premtë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga kufiri me Shqipërinë.
Kujtojmë se në Kosovë nuk është lejuar as falja e namazit të Kurban Bajramit me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu vazhdimisht po bëhet thirrje që qytetarët të mos shkojnë në vizita tek të afërmit e tyre. /