Shpërthimi masiv që vrau të paktën 100 njerëz dhe la 4 mijë të plagosur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thuhet të jetë filluar nga një saldues.
Imazhet tronditëse tregojnë ndërtesa të rrafshuara, të plagosurit në këmbë dhe rrënoja në vazhdën e shpërthimit, transmeton lajmi.net.
Më shumë se 2,750 tonë nitrat amoni u shpërtheu kur një flakë u përhap në magazinën ku ishte ruajtur për gjashtë vjet.
Burimet e sigurisë kanë thënë pët “The Sun”, se tani pretendojnë se një saldator ndezi zjarrin që nga ana e tij ndezi kimikatet, duke shkaktuar një shpërthim sa një e pesta Hiroshimës.
Personi ishte nisur nga punimet që po kryheshin për të riparuar një vrimë në një depo në Portin e Bejrutit.
Nitrati i amonit përdoret kryesisht si një pleh, por gjithashtu ka qenë i lidhur me sulmet terroriste pasi është përdorur në bomba shtëpiake. /Lajmi.net/