Një ditë pasi që forcat e xhandarmërisë serbe kanë zbritur në territorin e Kosovës, në Karaqevë, në këtë fshat kufitar të Kamenicës ka shkuar ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shkuar në Karaqevë bashkë me nënkryetarin e Kamenicës, Faton Jakupi dhe siç ka shkruar ai në Facebook, institucionet e sigurisë kosovare nuk duhet te lejojnë provokime të tilla të xhandarmërisë serbe.
Postimi i plotë i Haradinaj në Facebook:
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.