Përfaqësuesit e Lazio kanë ateruar sot në Stamboll për të zhvilluar negociatat me Fenerbahçen për Vedat Muriqin
Ditë më parë mediat italiane kanë shkruar duke u bazuar në burime të ndryshme se Lazio ka bërë një ofertë me vlerë 18 milionë euro plus bonuse për kosovarin.
Sipas Tuttomercatoweb, një përfaqësues i Lazio ka ateruar sot në Stamboll ku është duke u marrë me detale.
Sulmusei kosovar, 26 vjeçar ka shënuar 17 gola dhe ka bërë shtatë asiste në 36 ndeshje për Fenerbahçen këtë sezon.
Muriqi kishte kaluar për 3.5 milion euro në Fenerbahce sezonin e kaluar ku po ashtu ishte një ndër sezonet e tij më të mirë.
Lazio po përpiqet që ta forcojë skuadrën me trajnerin Simone Inzaghi që do të garojë në Ligën e Kampionëve me këtë skuadër sezonin e ri.
Felipe Caicedo pritet që të largohet këtë verë, kurse Muriqit do ti bashkohet në sulm edhe Borja Mayoral. /GazetaExpress/