spot_img

Reagon ashpër imami i Karaçevës: I ftoj patriotët me bateria të reagojnë, Serbia po cenon territorin e Kosovës!

spot_img

Hyrja e xhandarmësirë serbe në territorin e Kosovës ka shkaktuar pezëm të madh në vend. Xhandarmëria e Serbisë shkeli tokën dhe rrugët e Karaçevës dhe u kthye prapa pa një therrë në këmbë. Ky gjest i rëndë, por i përsëritur edhe më parë, shkaktoi frikë e shqetësime tek banorët e atij fshati kufitar me Serbinë.

Pati reagime nga më të ndryshmet. Foli kryeministri Avdullah Hoti, folët edhe politikanë të tjerë. Ndër ta, që shkoi t’i vizitojë fshatarët ishte Ramush Haradinaj.

Në ndërkohë ka reaguar edhe imami i fashtit, Egzon ef. Kastrati. Ai i ka bërë thirrje publike institucioneve relevante për ruajtjen e sigurisë publike, ruajtjen e kufijve, dhe ruajtjen e paqes në Ballkan, që të reagojnë përpara se të jetë vonë.

Për më tepër, hoxha i fshatit që të ndalen provokimet që vijnë nga Serbia, përpara se të ndodhë ndonjë skenë apo ngjarje e padëshirueshme nga askush.

Më poshtë gjeni postimin e Egzon Kastratit:

Shkresë publike për të gjithë ata që e lexojnë!

Të nderuar, dita e djeshme dha shembullin më të mirë se kush janë ata që duan paqe, e kush janë ata që duan provokime e probleme!

Një grup i armatosur i ushtrisë serbe, u futën në territorin e Republikës së Kosovës, duke shkaktuar pasiguri tek banorët e fshatit Karaçevë.

Unë i bëj thirrje publike institucioneve relevante për ruajtjen e sigurisë publike, ruajtjen e kufijve, dhe ruajtjen e paqes në Ballkan, që të reagojnë përpara se të jetë vonë.

Ekseset që mund të ndodhin, janë të paparashikueshme. Nuk e di deri kur do të durojnë banorët.
Janë të shqetësuar dhe të nervozuar, po mundohemi që ti qetësojmë, por nuk e di edhe sa provokime të tjera do t’ju ndodhin.

Mesazh publik për shtetin, qeverinë, KFORI-n dhe gjithë instancat kombëtare e ndërkombëtare, reagoni sa nuk është bërë vonë.

Ndalni provokimet që vijnë nga Serbia, përpara se të ndodhë ndonjë skenë apo ngjarje e padëshireshme nga askush.

P.s e ftoj publikisht edhe atë komandantin e UÇK-së edhe shumë patriota me bateria, që të reagojnë për këtë cenim territori nga Serbia.
Ngase, kur është puna për te xhamia, dalin dhe njollosin çdo gjë shqiptare e Islame.

Me shpresë që halli i banorëve të kësaj pjese të Kosovës, do të troket në mendjet dhe zyret e udhëheqësve tanë.

Imam Egzon Kastrati – Karaçevë e Epërme, Kamenicë 8 Gusht 2020/Gazeta Mejdani/

NGJARJE TË TJERA

spot_img