Rita Ora po kalon disa ditë të mira pushimi në ishujt grekë me miqtë e saj dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.
“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të plotë vendit ku po pushon këngëtarja shqiptare, e cila ka zgjedhur Korfuzin dhe një super resort që kushton 22,269 dollarë nata.
Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.
Të shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti. Vila e sapo hapur gjithashtu ofron një kuzhinier privat, portier, një kafene e shërbim 24 orë në dispozicion të këngëtares së hitit “Hot Right Noë”, 29 vjeç.
Rita dhe regjisori greko-francez Romain, 39 vjeç, u panë për herë të parë bashkë muajin e kaluar pas një feste. Duke folur për The Sun, miqtë këmbëngulën se Rita po kalon një romancë me kineastin pasi u pa duke shijuar një mbrëmje të këndshme me të.