Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se kandidati demokrat për president Joe Biden është “i dobët mendërisht” për të kundërshtuar liderë e huaj, përfshirë “shahistët e klasit botëror” siç është presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan
Trump iu bashkua programit Fox Neës me telefon, duke iu përgjigjur pyetjeve të reporterëve në lidhje me ngjarjet aktuale.
Në disa raste, Trump kritikoi kundërshtarin demokrat Biden, ku drejtoi kritika të veçanta në fushën e politikës së jashtme.
Duke pretenduar se Biden nuk mund të merrej me liderë shumë inteligjentë të botës, Trump komentoi se Biden i ishte “i dobët mendërisht”.
“Fjala është për njerëz shumë inteligjentë. Këto vende kanë liderë që janë shahistë të mëdhenj, unë i njoh ata. Për shembull, presidenti turk Erdogan. Në atë rast, nuk mund të kesh dikë (për president) që nuk di as se ku është (Biden) …,” tha Trump.
Më herët, Biden pretendoi se ai mund të ndikojë në rrëzimin e Erdoganit nga pushteti. Presidenca turke iu përgjigj se “mund ta provonte, porse nuk do mundej dot”.